Ja sa do paguani për taksën e re të shtëpive

Duke nisur nga janari i vitit 2019, të gjithë qytetarët do të paguajnë taksë mbi pronën. Kjo taksë do të jetë sa 0.05% e vlerës së shtëpisë. Në Bashkinë e Tiranës kjo taksë pritet të mblidhet bashkë me faturën e ujit.

Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë metodologjie do të ndjekin bashkitë e tjera për të vjelur këto të ardhura. Por, duket se dhe bashkitë e tjera do të ndjekin të njëjtën skemë.

Drejtori ekzekutiv të Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, thotë se në vend janë 1,2 milionë prona që nuk kanë të dhënat e duhura, në mënyrë që të zbatohet një taksim i drejtë.

“Shqipëria akoma nuk ka sot inventarin e plotë të pasurive sipas kategorive. Bashkitë duhet të bëjnë verifikimin në terren dhe të inventarizojnë dhe të regjistrojnë në terren çdo pronë nën juridiksionin e tyre. Kjo kërkon shumë punë dhe burime njerëzore, por është metodë shumë e mirë”, tha ai.

 

Loading...