Komentuesi Ramës: “Të fala Dritan Dajtit”, ja se si i përgjigjet Rama…

Dritan Dajti, autori i v.rasjes së 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari, kur Forcat Operacionale shkuan të a.rrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vr.asjen e biznesmenit Agim Beqo, bur.gut të përjetshëm.

Kjo ka sjellë një mori reagimesh si në politikë, në skenën mediatike ashtu edhe në opinion publik në tërësi.

Një komentues e ka thumbuar Ramën lidhur me Dritan Dajtin, gjë që ka nxitur kundërpërgjigjen e Ramës.

“Të fala Dritan Dajtit! Hahah del k.rimineli për vr.asje të katërfishtë nga bu.rgu dhe ti thua qëe s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?”, shkruan komentuesi.

Pas kësaj Rama i përgjigjet:

“Mos u zgërdhi shumë se na keput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem i’a jep pushtetit gjyqësor dhe i’a ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marresh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe une kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh me vesh, se shtetbërja s’është llaf goje.”

(Shqiperiaime)

Loading...