Përbërësit
200 gr ton
2 açuge (fileto)
4 finok
1 lime
1 vezë
1 vezë (e verdha)
uthull
kaper (pa kripë)
kastravec turshi
mustardë
vaj kikiriku
vaj ulliri
kripë
Përgatitja
1
Pastroni finokun dhe bëni një kryq në pjesën e poshtme.
2
Gatuajeni për 30 minuta në ujë të kripur të valuar, ku të keni hedhur edhe lëngun e një limoni jeshil (lime). Kullojini.
3
Ndërkohë përgatisni në një tas të vogël majonezën duke përzierë një vezë, të verdhën e vezës, një lugë çaji mustardë, një majë luge kripë dhe 500 ml vaj kikiriku. Shtoni edhe 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak uthull.
4
Përzieni në frulator, tonin, 2 filetot e açugeve dhe 1 lugë gjelle kaperi. Shtoni edhe 200 g nga majoneza, duke përfituar një salcë toni.
5
Prejni finokët në feta dhe piqini në një tigan me pak vaj për 5 minuta në të dyja anët.
6
Shërbejini me salcë dhe zbukurojini me feta kastravec turshi.