Ultimatumi i çuni të Fariut për Ramën:”Ke kohë deri më datë 15-shkurt që të largohesh nga Shqipëria.”

Çuni i Fahri Balliut është shprehur shumë i vendosur gjatë protestës tek Unaza për të larguara ata që ai i quan “këlyshët e Enver Hoxhës” nga pushteti.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga Shqipëria.
“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj mostre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë.

Siç thotë edhe Unaza, tik tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15, që të largohesh nga ky vend.

Në këtë vend të bekuar nga zoti, nuk ka vend për tradhëtarët.

Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.

Loading...