Ajo ka treguar se ndryshe nga sot, që është një nga femrat më tërheqëse në Shqipëri, kur ishte në gjimnaz dukej dhe sillej si nëj mashkull, madje aq shumë ankesa ka patur nga drejtuesit e shkollës dhe mësuesit e saj për sherrët e vazhdueshme dhe rrahjet që kanë pësuar djemtë prej saj:
“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz.
Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht.
Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë.”- është shprehur ajo në “E DIELL”.
Loading...