Tahiri përfundon sërish në gjyq, “fanset” e tij bëjnë veprimin e çmendur

Në gjykatën e Krimeve e Rënda ka nisur seanca për ankesën e Saimir Tahirit për zgjatjen e afateve të hetimit. Një javë më parë seanca u shty pasi prokuroria nuk kishte paraqitur prova për zgjatjen e hetimeve. Mësohet se sot në sallën e gjyqit, ashtu si edhe herën tjetë është edhe Tahiri.

Por jashtë sallës së gjyqit, nuk mungojnë edhe disa mbështetëse të veçanta të ish-ministrit. “BalkanWeb” ka siguruar fotot e dy zonjave që kanë të stampuara në bluzat e tyre foton e Tahirit dhe sigurisht ndodhen aty për ta mbështetur.


Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve në trafikun e lëndëve narkotike si dhe për shpërdorim detyre.

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit. Por Tahiri është kundër këtij vendimi.

(BalkanWeb)

Loading...