Ka ushqime të ndryshme dhe mund të konsiderohet si vakt i plotë, pasi përmban ushqime nga të gjitha grupet ushqimore bazë.
I vetmi grup që lihet mënjanë është ai i perimeve që përfaqësohet nga karrotat, por mund ta shoqëroni këtë gjellë me një sallatë të vogël jeshile.
Përbërësit
Për qoftet:
½ mish p grirë
½ kupë oriz supe
1 e bardhë veze
1 gotë të vogël vaj ulliri
1 qepë të vogël të grirë
majdanoz p grirë hollë
Në tenxhere:
1-1 ½ litra ujë
2 patate të prera në kubikë
3 karrota të prera në feta të holla
3 lugë gjelle vaj ulliri
Për salcën me vezë dhe limon:
2 vezë
2 limona
Përgatitja
Ziej ujin në një tenxhere
Përziej të gjithë përbërësit e qofteve dhe formo toptha të vegjël në madhësinë e një arre
Hidh topthat që bashku me patatet, karrotat, vajin e ullirit në ujin që zien
Ziejini me ngadalë derisa mishi i grirë të jetë zier
Shto pak kripë e piper
Rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shto pak lëng të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht. Hidh përzierjen në tenxhere dhe lëre të ziejë për disa minuta
Ju bëftë mirë!