Dita Botërore e Epilepsisë – Si shfaqet kjo sëmundje

Sot është Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye.
Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia.

Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë. Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi.

Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë.Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme.

Ndryshe, në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bën këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik.

Loading...