Jo të gjithë personat me pozitë dinë të jenë të sjellshëm dhe punëtor, e sidomos gjatë ditëve të vikendit.
Një gjest të mirë për t’u përshëndetur e ka bërë sonte drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Klinës ka publikuar në Facebook fotografi të drejtorit, i cili shihet duke lyer ambientet e Emergjencës së komunës.
Më poshtë postimi i drejtorisë:
Sonte ne orët e mbrëmjes rreth 2 orë në Emergjencë por pak më ndryshe.
Ne duhet të japim shembullin tonë në çdo projekt ,për të treguar që institucionet tona janë shtëpitë tona .
Por edhe për të treguar kompleksitetin organizativ në realizimin e projekteve në vendin tonë.
Emergjenca e re ,së shpejti do të jetë gati!