Për përballimin me sukses të stinës me reshje, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë ka realizuar disa punë pozitive në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, por edhe kanaleve të ujërave të larta.
Një ndër këto është edhe pastrimi i kanalit kryesor të qytetit, që çon ujërat në Hidrovorin kryesor.
“Për pastrimin e tij u bë një punë e konsiderueshme, pasi qytetarë të papërgjegjshëm kishin depozituar në të mbeturina të ndryshme. Sot, kemi këto pamje nga ky kanal, i dalë në dritë”, shprehet Ujësjellës Kanalizime Vlorë.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë përveç punës së përditshme në lidhje me reformën e ujit, një vëmendje të veçantë i kushton edhe pastrimit të kanaleve apo plazheve./atsh