Në qytetin bregdetar të Vlorës po vijojnë me ritme të larta punimet në bulevardin “Ismail Qemali”, ku së shpejti do të hapet edhe segmenti i dytë i tij.
Bashkia e Vlorës bën të ditur se ditët e fundit është hedhur shtresa e parë e asfaltit në këtë segment dhe shumë shpejt ky aks do të hapet për qytetarët.
Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali”, në Vlorë filloi në pranverë të vitit 2018.
Ai financohet nga Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.
Në këtë bulevard po rehabilitohet e gjithë infrastruktura nënrrugore, ku janë duke u vendosur të gjitha kanalizimet dhe kanalizime rezervë, për mundësinë e shtrirjes së fibrave optikë, apo investimeve të tjera në të ardhmen duke pasur linja rezervë, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të kenë mundësi që pa dëmtuar infrastrukturën e bulevardit të shtrijnë, si dhe të kenë akses për investime të reja. /atsh