Ervin Salianji kapet mat në kafe me Arben Ahmetajn (foto)

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale po bën lëmsh të madh e të vogël. Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shfaqur në krah të ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke pirë kafe në një lokal të Tiranës.

Fotoja është publikuar nga gazetari Ilirjan Blloshmi pak më parë dhe ka çoroditur jo pak rrjetin. Kjo për faktin se deputeti Ervin Salianji, gjatë kohës kur Ahmetaj ishte ministër i Financave, e ka akuzuar shpeshherë në Parlament për skandalet dhe aferat korruptive në ministrinë që ai drejtonte.

Ndërkohë, sot janë parë duke pirë kafe së bashku në një kafene në Tiranë. Mesa duket i paskan harruar mëritë ndaj njëri-tjetrit. Në foto shihen përpos tyre edhe një person i tretë, por nuk dihet se kush.
(shqiperiaime)

Loading...