Zhduket 24-vjeçarja, doli për të bërë pazar, por nuk u kthye më

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pa gjurmë”, në Report TV është denoncuar humbja e 24-vjeçares Sidorela Çelani, e cila është zhdukur 8 ditë më parë në drejtim të paditur, duke humbur kontaktet me familjen.

Sidorela Çelani, ishte nëna e një fëmije 3-vjeç.

Sidorela është vajzë e madhe e familjes Tafaj, në kryeqytet. Me të mbaruar shkollën 8-vjeçare familja e prezanton me Ergys Celanin, djalin ushtarak me të cilin pati një marrëdhënie të mirë deri në vitin 2016.

Marrëdhënia mes Sidorelës dhe Ergysit ishte e mirë, por ajo që nuk shkonte me kunatën ishte motra e bashkëshortit, ajo nuk e donte Sidorelën. Në vitin 2017 erdhi në jetë djali i tyre Landroni. Sidorela jetonte në të njëjtën shtëpi me familjen e Ergysit dhe marrëdhëniet me prindërit e tij ishin shumë të mira. Por motra e Ergysit provokonte konflikte të vazhdueshme. Sidorela punonte banakjere në një lokal, kurse Ergysi ishte ushtarak

Në studion e emisionit vëllai i i të humburës, Murati rrëfeu për ditën e 8 shkurtit, kur Sidorela pati biseduar me mamanë duke i shprehur dëshirën për të shkuar për të punuar në Kosovë për të të ardhura ekonomike më të mirë ndërsa , të vetmet fjalë që i tha së ëmës ishte se do dilte për të bërë pazarin , por nga ajo ditë askush nuk di më gjë për fatin e saj.

Nuk dihet se çfarë pati në mendje atë ditë Sidorela, kur edhe me herët kishte hedhur pistën e mundshme se do të shkonte të punonte në Kosovë, por më 3-shkurt të këtij viti 2019 ajo i pohoi Elmirës nënës së saj, që do të dilte të bënte pazar. Që nga ai largim mbrapa la një mister të madh.

Vëllai i Sidorelës u shpreh:

Atë ditë e pati pyetur mamin ku është më mirë të punoj, në Kosovë. Jo i kishtë thënë mami, më mirë të punosh këtu se nga Kosova tani po kthehen të gjithë. Doli për të bërë pazar paradite ditën e 3 shkurtit ka takuar edhe djalin e vogël 3 vjeç. Motra punonte banakiere dhe është 24-vjeçe Motra u martua në vitin 2016-të, në kryeqytet dhe sot ka një djalë 3 vjeç. Filloi të kishte disa probleme me kunatën. Kishte konfliket në familje dhë ishte drejt divorcit. Këto dy muaj kishte ardhur për të jetuar tek ne, dhe djalin e mbante gjyshja pas divorcit me të shoqin. Njëherë ziu njëherë pajtohu. Dy herë i kam bashkuar unë. Ela ishte e rregull shkonte në punë, shkonte në punë dhe vinte pasdite.Kohet e fundit motra dëshironte të shkonte në punë për të punuar në Kosoë, dhe dyshoj se sot ajo mund të jetë atje . I kam shkuar edhe tek puna për t’u interesuar dhe pronarja nuk dinte asgjë për të. Kemi bërë denoncim në polici dhe sistemi TIMS ka zbuluar që ajo ka kaluar kufirin jashtë Kosovës.
Vëllai të saj Muratit, një ditë më parë, më 10 shkurt, i ka mbërritur një telefonatë anonim nga ku vinte zëri i së motrës duke qarë. E vetmja fjali që Murati ka mundur ti thotë ishte :Më thuaj ku je, që të vij, të të marr, por pas këtij momenti telefoni është shkëputur.

Murati, vëllai i Sidorelës thotë:

Telefonatën e fundit e kam patur ditën e dielë, dje pasdite e më doli duke qarë. I thashë , ku je se vij e të marr unë. Ajo vetëm qante dhe nuk më tregoi asgjë. Atë ditë që u zhduk, erdha nga puna e pyeta mamin ku është Ela. Edhe nëse ka ikur me dëshirën e saj vetëm të na kontaktojë, e të na thotë që është gjallë është. Pas humbjes së Sidorelës, nëna ka mbetur në krevat dhe para pak ditësh e kam çuar në urgjencë për shkak të shqetësimit për motrën”.
Që nga ai largim mbrapa 24-vjeçarja la një mister të madh. Ka mëse 1 javë që nga e djela e kaluar që për Sidorelën nuk dihet asgjë. Ajo nuk u kthye, duke lënë pas edhe djalin 3-vjecar .

Loading...