44-vjeçari Alket Arapaj ka që.lluar disa herë pa mësh.irë me ar.më mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi.
Ky kr.im ma.kabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vr.asjes. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e ndenjes.
Ishin fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit. Sipas dëshmisë së fqinjëve, 44-vjeçari dukej njeri i qetë dhe se ishte predikues i fesë islame dhe bashkëshortja e tij ishte e mbuluar me shami. Ata ishin një familje model dhe nuk kishin probleme.
Mendohet se konflikti midis bashkëshortëve, që çoi edhe në përshkallëzim të situatës ka nisur pasi 36-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë.
Vajza e vogël e çiftit ndodhet nën kujdesin e prindërve të vi.ktimës pas vr.asjes të së ëmës.
44-vjeçari është arr.estuar nga policia, pas ngjarjes. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.
(shqiperiaime)