Në operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali janë arrestuar 27 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në Shqipëri.
Në shteti fqinj 5 nga të arrestuarit janë shtetas italianë, ndërsa të tjerët me kombësi shqiptare.
Në Shqipëri janë arrestuar:
1-Denis Pashaj 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç
3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç
5-Bilal Kabello 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi 58 vjeç
Në Itali janë arrestuar:
1-Dorian Alikaj 34 vjeç
2-Altin Avduramani 46 vjeç
3-Ajet Çepaj 50 vjeç
4-Klaudio Fani 34 vjeç
5-Artur Malo 35 vjeç
6-Raul Zenunaj 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato
Ky është operacioni i parë i një skuadre të përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Operacioni eshte rezultat i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale “Trafik i narkotikëve” Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Grupim i strukturuar kriminal”. Mes dy prokurorive ka pasur koordinim të punës në kohë reale, analizim të rezultateve të përgjimeve telefonike, vëzhgim ambjental paralele nga të dy autoritetet
Operacioni i përbashkët dhe me Guardia di Financa ka prangosur 6 persona në Vlorë.
Arrestimi i këtyre personave u bë me letërporosi të posaçme nga Italia. “Të arrestuarit dyshohet se janë transportuesit e drogës drejt brigjeve italiane.
Ne Itali policia njofton për 27 persona të arrestuar mes të cilëve 21 shqiptarë e 6 italianë janë vënë në pranga nga Antidroga italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik ndërkombëtar armësh e materiale luftarake.
Operacioni i Policisë së Leçes nën komandën e Drejtorisë së Përgjitshme të Romës çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me bazë operative në provincën e Leçes por me aktivitet të shtrirë në dia rajone italiane Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.
Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur mbi 2 vjet.
Në operacion morën pjesë mbi 100 efektivë policie.