Ky rast i cili po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ka bërë bujë në media.
Bëhet fjalë për një rast rrëmbimi, që supozohet se ka ndodhur në një prej qendrave tregtare më të mëdha në vend.
Në statusin që po shpërndahet me shpejtësi shkruhet se një fëmijë është rrëmbyer dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Shtetit, megjithëse nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këtë ngjarje.
Pas shumë kërkimesh, shkruhet në status, vajza është gjetur në tualetin e qendrës tregtare e qethur dhe e veshur me lecka.
Qendra tregtare ne fjale eshte, ”Toptani Shopping Center” e cila ka përgënjeshtruar lajmin duke e quajtur, një lajm i pavërtetë, i trilluar dhe qarkulluar nga individë jo – dashamirës ndaj qendrës të cilët synojnë cënimin e imazhit të saj, dëmtimin e interesave ekonomikë dhe stepjen konsumatore.
Ndërsa ka reaguar dhe policia e shtetit, ku thotë, që nuk ka patur fëmijë të rrëmbyer apo ngjarje të tillë në asnjë prej qendrave tregëtare të qytetit të Tiranës. Gjithashtu sqarojmë se në numrin e Emergjencave 112 nuk ka patur telefonatë për fëmijë të humbur në ambientin e ndonjë qendre tregëtare, si dhe para organeve të rendit nuk ka patur kallzim për një çëshje të tillë./Shqiperiaime