Mësohet se pas shumë orësh Bajrakurti ka pranuar ekzistencën e videos, pasi që prej dites së djeshme e mohonte.
Polici ka deklaruar se ka një lidhje, por nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj apo identitetin e personit që ndan lidhjen, ndërsa ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një 15-vjeçare.
“Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me nga*mimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje”, ka thënë ai.
Ndërkaq, organet hetimore i kanë sekuestruar celularin që prej ditës së djeshme po bëhet kqyrja dhe materialet që do dalin pritet të zbulojnë perosonin që efektivi i ka dërguar materialet me përmbajettje të tu*pshme.
Ndërkohë, oficerë të Prokurorisë kanë shkuar në shkollën e fshatit, nga ku erdhi denoncimi anomin për të kryer verifikime dhe për të marrë dëshmi nëse ka në atë shkollë një vajzë që është ab*zuar.
Ndërkohë, sot në komisariatin e Malësisë së Madhe ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ku theksoi se janë në kërkim të denoncuesit.