Kryeministri Edi Rama:”Basha e do pushtetin pa zgjedhje”

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me qytetarët e Lezhës në takimin “Për bashkinë që duam” u tha qytetarëve se ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur, dhe një pjesë e mirë e tyre po marrin zgjidhje në paltformën e bashkëqeverisjes.

Mirëpo, shtoi ai, zgjidhja e këtyre problemeve në kohë vjen ngase problemet janë të drejta dhe qytetarët kanë të drejtë.

Duke iu drejtuar qytetarit lezhjan që ngriti problemin e tij në takim, Kryeministri e adresoi tek platforma, duke thënë se të gjithë mendojnë se kanë probleme të drejta dhe që u takojnë, por që duhen shqyrtuar dhe verifikuar.

“Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë më takon pushteti dhe e dua pa zgjedhje thotë. 

S’ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë më takon pushteti dhe e do pa zgjedhje, tani çfarë t’i bësh, edhe ai të shkruajë te platforma dhe për 10 ditë t’i japim përgjigje”, – u shpreh Rama.

Kryeministri vijoi duke theksuar se patjetër që nuk kanë marrë zgjidhje të gjitha problemet.

“Por, ama nëse krahasohet nga e nisëm, nuk ka krahasim nga asnjë aspekt. Kur ke një plan të bësh energjinë 300 lekë për litër, patjetër që je në kushtet që mund të thuash çfarë të duash”, tha Rama duke iu referuar deklaratave të kryetarit të opozitës Basha në turin e tij me qytetarët.

“Ajo që vlen është ballafaqimi, – theksoi Kryeministri Rama, – me fakte dhe rezultate”.

“Sot jam këtu për t’ju thënë që ta kemi bashkinë e Lezhës në krah. 

Unë nuk bëj politikë duke marrë rolin e prokurorit dhe gjykatësit, por kur shoh kryetarin e opozitës në krah të kryetarit të bashkisë Lezhë që po grabit pronat, them që ka një problem të madh me të gjithë ata që vazhdojnë t’i shkojnë pas”, – tha Rama.

“Patjetër që është një probem shumë i madh edhe për ne pasi nuk ka një opozitë që të na sfidojë me argumente dhe strategji”, – përfundoi Kryeministri Edi Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2225199791036955/?t=0

Loading...