Dosja e Musine Kokalarit lexohet në Gjirokastër

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në kuadër të transparencës dhe dritës mbi të shkuarën ka zhvilluar sot në Gjirokastër aktivitetin “Gjirokastra lexon Musinenë”.

Këtë herë tema e zgjedhur është pikërisht dhe dosja e parë me të cilin Autoriteti ka nisur punën, dosja e zërit guximtar të Musine Kokalarit.

Aktiviteti u bë i mundur nga AIDSSH, në bashkëpunim me, Muzeun “Musine Kokalari” dhe Wikimedians of Albanian Language UG, organizojnë, pranë Hotel “Kalemi 2”, në Gjirokastër në përkujtim të figurës shumëdimensionale të Musine Kokalarit.

Shkrimtarja, Musine Kokalari u përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe pasi kishte qenë themeluese e partisë Socialdemokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë” u arrestua më 17 janar 1946 dhe u mbajt 17 ditë në burg.

Më 2 korrik të po atij viti u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.

Në gjykatë, Kokalari mbajti këtë qëndrim:”Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”

Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983./atsh

Loading...