Arrestohet në Amsterdam miku i ngushtë i Lulzim Bashës

Ka rënë në prangat e autoriteteve holandeze shqiptari Amar Shkëmbi, i cili njihet si mik i ngushtë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Amar Shkëmbit iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 60 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë.

Forcat e policisë e kanë shoqëruar në komisariat, ku do hetohet lidhur me këtë rast.

Grupi hetimor, ka ngritur dyshime se ai mund të jetë implikuar edhe në ngjarje të tjera kriminale që kanë të bëjnë me transportimin e lëndëve narkotike.

Shkëmbi rezulton si mik i ngushtë me liderin e opozitës Lulzim Basha sipas “Tema” si edhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Lulzim Berishës./tema

Loading...