Sa shumë gjëra kam për tju thëne por me duken fare pak!
Sa shume flitet e shkruhet për prindrit,për nenën,për babin! Por asnjëher nuk mjafton koha,vendi dhe përshkrimi për ikonën e prindit!
Une tashmë që jam prind e kuptoj fjalën që mami përdorte çdo mbremje : Nese fëmijet janë ngrohtë,te ngrenë dhe të shkolluar skam kurr ftohte; Jam gjithmon e ngopur!
Dhe me mjafton çfare di!
Shume shpesh në ëndrrat e mia ashtu si në ëndrrat e çdo femije ju jeni afer meje duke me mbeshtetur për shqetësimet për gezimet për netet pa gjume.
Kur ke nje gëzim e ndan me dikë, kur ke nje shqetesim e përjeton me dike dhe pesha behet me e lehtë… JU VET MA KENI MESUAR
Për ju te dy nuk jam krenare se jeni prindrit e mi!
Nuk jam krenare se jam femija juaj!
Por jam krenare pafund sepse ne te gjitha arritjet e mia dhe karrieren time jeni pika kyçe.
Jeni ata te cilët me trasmetuat dashuri për njerzit!
Me mesuat respektin,me mesuat si ta kem zemren e madhe dhe shpirtin e gjere se ne fund te fundit jemi peng i kesaj bote me prangat e jetes!
Do tju dua deri ne momentin e fundit tim! E pastaj do ju mar me vete ne shpirt😊 aty do ngeleni te përjetshem…