Fotografi arrin të filmojë krijesën “mitike” në Afrikë

Duke ecur vjedhurazi nëpër errësirë, këto imazhe tregojnë një leopard të zi në veprim.

Krijesa, e cila pothuajse ka një status mitik, u fotografua fotografi britanik i botës së egër, Will Burrard-Lucas.

35 vjeçari arriti të shkrepte foto të leopardit super të rrallë, ndërsa ky i fundit vërshonte rreth fushave të Kenya-s ndërkohë që në qiell ndriçonte hëna e plotë.

Kjo është hera e parë në 100 vite që krijesa kapet në kamera ‘siç duhet’ në Afrikë. Sytë e tij të egër mund të dallohen qartë ndërkohë që kërkojnë për prenë.

Ndërsa, sa i përket ngjyrës së tij të rrallë, ajo vjen për shkak të melanizmit, një gjendje kjo që është e kundërta e albinizmit.

Loading...