I ftuar së fundmi në “KafeIN” ishte këngëtari i ri Reinaldo Gaçi, i cili këtë vit po konkuron në “Këngën magjike”. Duke rrëfyer se si e kishte pritur publiku këngën e tij “Ku je”, Reinaldo tregoi se kishte një pakënaqësi të madhe me njërin prej antarëve të jurisë.
Moderatori Flavio Qarri e ka ngacmuar këngëtarin që të tregojë emrin dhe Reinaldo ka pranuar se kishte një konflikt me Orinda Hutën, pasi kishte mbetur i pakënaqur nga vlerësimi i saj.
“U bë nami, jo me këngën, me komentet e një antari të jurisë, por këto do t’ja them në gjysmëfinale. Kam një konflikt me Orinda Hutën sepse një profesionist i vërtetë siç është Orinda Huta nuk mund të gjykojë sipas shijeve personale një këngë që është shumë profesionale. Shijet personale lihen në shtëpi, kur je aty profesional, duhet të gjykosh profesionalisht.”- është shprehur Reinaldo.
https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1916768468430588/?t=0