Spartak Ngjela su.lmon hapur Sonila Meçon: Një përkrahëse e politikës Ruse që “u bë copë” nga Haradinaj

Avokati i njohur Spartak Ngjela su.lmon gazetaren Sonila Meço e cila mbrëmë zhvilloi një intervistë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ngjela e cilëson gazetaren një përkrahëse të politikës ruse që sipas tij “u bë copë” nga Haradinaj.

“Kosova dhe Shqipëria është në të njëjtën situatë. Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë. Kurse korrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të.

Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë. E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë ëshrë një kushtetutë”, shkruan Ngjela.

KOMENTI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:

l.

Presioni ruso-serb është rritur më shumë edhe në Shqipëri por edhe në Kosovë. Sot ky presion po mundohet që të influencojë me të gjitha mjetet duke u mbështetur te korrupsioni i të dy shteteve shqiptarë. Në Kosovë presioni ruso-serb turbullon me ndërrim territoresh me anë të presidentit Thaçi dhe grupit të tij, kurse në Shqipëri me protestat e Saliut, ku kërkohet një destabilizim tërësor.

Në fakt kjo është e vetmja rrugë që korrupsioni i lartë politik në Tiranë mendon të shpëtojë nga goditja penale dhe nga aksionet e mëdha që priten të fillojnë me SPAK.

Gjitjçka, nga korrupsioni i liderëve të Partisë Demokratike, po trajtohet në Shqipëri “si shpëtim nga Rama”, kurse në Kosovë si “një njohje tërësore e Kosovës nga vetë Serbia”. Që të dyja këto janë jashtë të vërtetës. Por a do ta përkrahin shqiptarët këtë lojë kaq antikombëtare që po bën në Shqipëri dhe në Kosovë korrupsioni politik shqiptar. Jo, asfare, do ta shihni që nuk mund të ketë më asnjë shpresë për korrupsionin politik shqiptar, sepse opinioni publik shqiptar nuk i pranon.

ll.

Por, çfarë po kërkohet të arrihet dhe a do të mundet korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë të realizojë diçka me këtë ndërrmarrje?

Ajo që duhet theksuar është fakti që në këtë kohë korrupsioni opozitës në Tiranë nuk po vuan nga Rama, por nga shtrëngimi i lakut të antikorrupsionit. Kurse korrupsioni i Thaçit në Prishtinë nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, por shpëtimin nga akuza ndaj Gjykatës Speciale me anë të politikës serbe, duke i dhënë Serbisë Mitrovicën. Kjo është e vërteta. Por, a e dinë shqiptarët këtë? Sigurisht që e kanë kuptuar, prandaj dhe nuk po e përkrahin.

Po Rama?

Ky po luan me të gjitha mjetet që të justifikojë korrupsionin e tij, duke goditur veglat me të cilët ka zhvatur shtetin. Po me këtë, a mund të shpëtojë? Në fakt po kuptohet se herë beson se mund të shpëtojë, dhe herë-herë, jo.

Kjo është arsyeja që Rama e ka shpresën te destabilizimi që mund të sjellin në Shqipëri të korruptuarit e opozitës me protestën e datës 16 shkurt. Por po kuptohet që Rama shpreson edhe destabilizimin në Kosovë me faktin e kryer të ndërrimit të territoreve se dhe vetë, si një i pavlerë që është, u pozicionua edhe ky për ndërrimin e kufijve, madje në një formë paternale.

lll.

Po në Kosovë?

Në Kosovë është më ndryshe se qëndresa e Kryeministrit Haradinaj shihet se e ka mundur plotësisht grupin Thaçi. Kryeministri i Kosovës është shumë i qartë, dhe ndërkohë po fiton terren dita-ditës e dora-dorës në raport me Serbinë. Ai në një krah bllokoi me qëndresë kushtetuese Thaçin, kurse në krahun tjetër po e shkatërron pushtetin e Vuçiçit me taksën 100 përqind të eksporteve serbe në Kosovë. Kjo është arsyeja që tensioni në të gjithë korrupsionin e lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është shumë i ngritur. Por nuk ka mundësi të sjellë destabilizimin Shqipëri-Kosovë.

Ramush Haradinaj është shumë i qartë dhe mbrëmë e futi tërësisht në paralizë gazetaren shqiptare kur i tha se “shumë gazetarë e medja në Tiranë paguhen nga Rusia”.

Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një orë iu tha shqiptarëve se shqiptarizmi është shumë i fortë. Dhe kjo është e vërtetë dhe shumë pozitive për momentin politik shqiptar.

Prandaj asgjë nuk mund të ndodhë me stabilitetin e të dy vendeve as nga Berisha e as nga Thaçi.

Po politika amerikane, a do t’i kërcënohet Berishës njëlloj siç iu kërcënua për çadrën në vitin 2018?

Sigurisht që po. Dhe keni për të parë presionin amerikan, dhe sesi vetë hordhitë e Saliut do të humbasin nën presionin e frikës së brendëshme që do të konstatoni te vetë Saliu.

Shqiptarët nuk mund ta përkrahin korrupsionin e lartë politik as në Shqipëri dhe as në Kosovë, dhe këto ditë ata do ta shohin vetë që politika anerikane nuk ka ndryshuar asnjë grimë në lidhje me përkrahjen e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë në datën 16 shkurt keni për të parë realisht falimentimin tërësor të korrupsionit shqiptar të të dy krahëve të politikës së lartë në Shqipëri.

Loading...