Gjendet 16 vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur – “Dua të jetoj në jetimore”

Është gjetur 16-vjeçarja kosovare Viola G. për të cilën familja dhe Policia kishin nisur kërkimet që në 11 shkurt dhe luteshin se kush e kishte parë, t’i njoftonte.

Kujtojmë se kjo ishte arratia e dytë e adoleshentes nga shtëpia; një ditë para zhdukjes, ajo ishte kapur nga Policia e Kosovës duke tentuar të kalojë kufirin dhe e kishin kthyer në familje. Një konflikt i saj me familjes duket se qëndron në themel të zhdukjes së saj me dëshirë.

16-vjeçarja nga Kaçaniku u gjet në një qendër tregtare në Pejë. Mirëpo, vajza që kishte ikur nga shtëpia duke kërkuar një jetë më të mirë, ka refuzuar të kthehet në familjen e saj.

Tani ajo është duke qëndruar në një strehë sociale, sipas Gazetës Express dhe familja e ka takuar dje.

Viola e zgjodhi me dëshirë strehën sociale në vend të shtëpisë, pasi në familjen e saj po jetonte në kushte të rënda financiare. Ajo u kishte lënë edhe një letër nga ku do të ju bënte të ditur prindërve se nuk do të kthehej më.

Policia e Kosovës njoftoi se “lidhur me rastin e raportuar nga familjarët më 11.02.2019 për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë.

Ajo është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes”, kanë bërë të ditur policia.

Në një bisedë për Express, babai i vajzës ka deklaruar se ajo është dërguar tashmë në strehimore dhe aty do të qëndrojë për një kohë.

Policia e Rajonit të Ferizajt ndërkohë nuk kanë bërë të ditur me kë e kanë gjetur vajzën, me arsyetimin se ajo është person i mitur

Loading...