16-vjeçarja nga Divjaka ndërron jetë papritur

Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën më 11 shkurt.

Justina Murrizi, 16 vjeç humbi jetën në mënyrë misterioze.

E reja u dërgua në spitalin rajonal të Divjakës dhe më pas në spitalin e Tiranës ku ndërroi jetë tragjikisht. Sipas mjekëve, ajo ishte vetëhelmuar.

Vajza ka humbur jetën në rrethana të paqarta dhe shkaku ekzakt i vdekjes së saj nuk është zbardhur ende.

Drejtoresha e shkollës, ku e ndjera studionte, ka deklaruar se Justina ishte vajzë model dhe shembullore.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Loading...