Migjeni i vecanti, i thjeshti, artisti ne shpirt!

MIGJENI
Kur flitet per Migjenin duhet te kemi parasysh se eshte prozatori, poeti dhe burimi qe fshihte brenda vetes gjithe forcat pozitive qe do mbizoteronin letersine Shqiptare pas shkeputjes nga romantizmi i Rilindjes!

Migjenit me fantazine e tij te matur, me mprehtesine e tij, me thellesine e arsyes, therjen ironike ndaj neverise se realitetit, percmimin ndaj autoritetit, i detyrohet clirimi nga enderrimet e romantizmit te letersise sone dhe fillimin e realizmit.

Me deshiren e zjarrte jo vetem per te verteten,por edhe sarkazmen dhe neverine per dukjen siperfaqesore e shendritese te hipokrizise se kohes.

Ai eshte pena e arte e kesaj letersie pavaresisht censures dhe shume veshtiresive qe pati per botim vepra e tij.

Kur e tere historia e letersise Shqiptare permblidhet para syve tane, me te tere dimensionet e vlerave ideore dhe artistike, te metave dhe arritjeve, i gjendur si ne nje det te pafundem eshte pikerisht figura e Migjenit qe te sherben si nje busull orientimi drejt pozitives, drejt reales, drejt forces per reagim e thirrjes per shprese e ngritje grushti!A.A -laberianews

Loading...