Edi Paloka:”Bast që Rama më datë 16 shkurt ose do të jetë jashtë ose do të shkojë në Vlorë.”

Tre ditë para protestës së opozitës së bashkuar, nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka vënë një bast, megjithëse bastet nuk lejohen më nga 1 janari.

E ky bast ka të bëjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ku do të jetë ai më 16 shkurt, ditën e protestës. Paloka shkruan në “Facebook” se Rama ose do ikë jashtë atë ditë ose në Vlorë, siç ka ndodhur edhe më parë.

Madje ai gjen edhe arsyen e kthimit provizor të avionit të Air Albania.

“Bast që Rama më datë 16 shkurt ose do të jetë jashtë ose do të shkojë në Vlorë. Kështu ka vepruar në gjithë protestat e mëdha që ka zhvilluar PD…

Edhe në Vlorë nuk shkon se ndjehet i sigurtë pranë ‘elektoratit’ të tij, se për atë punë vlonjatët janë të parët që duan t’i vënë drunë, po se nga Vlora është mësuar që merr helikopterin për në Rinas e atje i hipën menjëherë charterit. Ndoshta për këtë ia kthyen dhe një herë provizorisht Air Turkish Albanian…”, shkruan Paloka.

Loading...