Qeveria miraton ligjin e rëndësishëm për kartat identitetit

Skadimi i kartave të identitetit para zgjedhjeve vendore ka detyruar qeverinë që të ndryshojë ligjin për letërnjoftimet elektronike.

Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që janë dhënë në vitin 2009.

Konkretisht sipas ndryshimit, të gjitha kartat e identitetit që janë dhënë nga datat 9 shkurt 2009 deri në datën 31 dhjetor 2009 do të jenë të vlefshme deri në datën 31 dhjetor 2019 duke ia shtyrë vlefshmërinë edhe për disa muaj.

P R O J E K T L I GJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, pas nenit 9 shtohet neni 9/1, si më poshtë vijon:

“Neni 9/1

Dispozitë tranzitore

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31.12.2019.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Loading...