Sipas informacioneve të policisë, trupi i pajetë i cili u gjet rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës, u identifikua si Lirie Xhepa.
Sipas grupit hetimorë dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për kr.im në familje, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 20 persona për të cilët mendohet të kenë informacion mbi ngjarjen, shkruan Panorama.
Viktima mesohet se ka pasur nje konflik me kunatin, i cili eshte shoqeruar ne Polici.
Banoret kane deshmuar se kane pare nje automjet ta transportoje viktimen ne kete zone dhe me pas eshte larguar me shpejtesi. Ajo eshte qe.lluar me tre pl.umba ne trup ndersa ne pjesen e pasme te kokes eshte goditur me sende te forta.
Vik.tima Xhepa, nënë e tre djemve dhe e ve prej rreth 10 vitesh, ishte banore e zonës ku jetonte me njërin nga djemtë në shtëpinë e saj, jo më shumë se 300 metra larg nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.
Njoftimi i plotë i policisë
Tiranë
Identifikohet trupi i pajetë, i gjetur pranë liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm. Trupi i përket shtetases L. Xh., 49 vjeçe.
Nga kqyrjet në trup rezulton se shtetasia L. Xh., është qëlluar me ar.më zja.rri pi.stoletë dhe si pasojë e pla.gëve të marra ka gjetur vd.ekjen.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion paraprak
Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.
(shqiperiaime)