Kush është shqiptari nga Delvina i kapur me 128 kg mall në Greqi

Është zbuluar emri i shqiptarit të arrestuar sot me 128 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë.

Bëhet fjalë shtetasin Artan Enver Meleqi, 49-vjeç, banues në Delvinë.
Ai u kap sot teksa udhëtonte në kufirin shqiptaro-grek me një mjet të mbushur me lëndë narkotike.

Ndalimi i shqiptarit u bë në rrugën periferike Agia Nikola-Filat, në vendin e quajtur Mavroneri, Igumenicë.

Dyshohet se mjeti ishte ngarkuar me drogë në kufirin e gjelbër, ndërsa policia gjeti brenda tij dhe sekuestroi 127 kg e 900 gram marijuanë, 350 euro dhe 1 celular.

Kujtojmë që prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë me origjinë nga Shqipëria.

Loading...