Te bësh nje promemorje poetike për ata qe nuk rreshten kurrë se dhuruari pjesë nga mirësia dhe zgjuarsia e tyre edhe pas largimit nga kjo botë.
Në përkujtim te veprës se Fatos Arapit, shpirti i artdashesit eshte i mbushur plot kujtime e mbresa nga vepra e pavdekeshme e tij. Poezia e Fatosit është burim i pashtershem i botes reale perballë asaj sureale qe shohim dhe prekim me sytë e zemres dhe të shpirtit.
Të kujtosh me nostalgji dhe mall vargje te tera, por edhe nje sinkron te mimikes se poetit vlonjat nderthurrur bukur me kaltersine dhe hapsiren e detit te paane.Veprat e pafundme te Fatosit kemi kenaqesine dhe nderin t’i rikujtojme sa here qe rruget, rrugicat, qyteti, deti apo shpirti vlonjat na risjell Fatos Arapin.
Në nder dhe kujtim te tij diten e dielë ora 10:00 ne mjediset e hotel New York, do te zhvillojme veprimtarinë poetike “Takim Poetik në nderim te Fatos Arapit”
Me pjesëmarrjen e aktoreve te teatrit “Petro Marko” si dhe shume poezidasheseve te tjere.
Ju ftojme te merrni pjese!
Anila Ahmataj