Ditën e protestës së 16 shkurtit, Kryeministri Edi Rama mësohet se do të jetë në qytetin e Vlorës.
Këtë fakt e ka bërë të ditur ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Ky i fundit ka theksuar në një postim në facebook se Rama do të jetë në turin e takimeve “Bashkia që duam”.
“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës.
Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara.
Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit ”, thekson Gjiknuri.
Loading...