Gjendet pa jetë – Dyshohet lidhje jashtëmartesore me kunatin

Autoritetet janë të bindura tashmë se gruaja e gjetur sot në mëngjes pa jetë në liqenin e Sharrës është vrarë nga kunati i saj, me të cilin kishin edhe një lidhje intime prej kohësh.

Policia ka shpallur në kërkim Dashamir Xhepën pasi dyshohet se vrau kunatën e tij 49 vjeçare sepse kjo e fundit i kërkoi që të ndaheshin dhe të mos e vijonin më raportin që kishin.

Burime nga Policia thanë se gruaja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dy në bark.

Dyshimet referuar hetimeve të deritanishme çojnë drejt pistës së krimit në familje.

Policia ka ngritur dyshime se autor mund të jetë kunati i së ndjerës. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj.

Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi të kombinatit.

Report Televizion mëson përmes burimeve nga policia, se gruaja kishte pasur konflikte të vazhdueshme me njërëzit e burrit të saj të ndarë nga jeta. Nuk përjashtohet një lidhje jashtëmartesore të Dashamir Xhepës me kunatën e ve.

Gjetja e trupit të të ndjerës pranë banesës së njërit prej kunetërve ka krijuar dyshimet tek hetuesit se ky është një krim për shkak të mardhënienve familjare dhe pas pranisë së prokurorit Olsi Dado në vendngjarje kjo dosje do t’i referohet krimeve të rënda.

Po ashtu, një pistë që mbetet të verifikohet është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie.

Loading...