Gert Gjinarari i dënuar me b.urgim të përjetshëm në Itali, në 1997 për v.rasjen e Naim Zyberi, që njihet si i forti i Tiranës është liruar nga qelia.
Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vr.asjen e bujshme të Zyberit. Ende është e paqartë arsyeja mbi të cilën është bazuar gjyqtari për të pranuar lirimin me kusht të të dënuarit përjetë në mungesë.
Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me bu.rgim përjetë nga Gjykata për Kr.imet e Rënda të Milanos, Itali. Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vr.asjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së ar.mëve luf.tarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve na.rkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e kr.imeve nga banda e ar.matosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.
Në vendimin e gjykatës thuhet se një nga shkaqet e lirimit nga b.urgu të Gjinararit është normalizimi i marrëdhënieve të tij me trashëgimtarët e vi.ktimës.
‘I dënuar në mbështetje të kërkesave paraqiti arsye të veçanta që mbështesin inicimin e kërkesës liri me kusht, dhe rezultoi me shkak të jashtëzakonshëm për paraqitjen e këtij kërkimi duke rezultuar në kuadër të shqyrtimit gjyqsor të kërkesës penale, plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu ringritur në shoqëri.
I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e vi.ktimave nga vepra penale, rrethanë e cila u dokumentua nga gjykata në mënyrë të hollësishme në kuadër të shqyrtimit gjyqsor të kërkesës penale.
Sjellja e të dënuarit është pasqyruara si shembullore në raport me respektimin e rregullave të b.urgut dhe se i dënuari dha prova konkrete të qendrimit të tij shembullor duke argumentuar dhe provuar veprime konkrete të ndërmarra prej tij për të arritur rehabilitimin dhe riintegrimin’, thuhet mes të tjerash në vendimin e gjykatës.
Naim Zyberi u v.ra në spital në Milano
Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekz.ekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.
Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga ate.ntatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arr.estua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga b.urgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 ha.kmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot ha.kmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës, shkruan Boldneës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe at.entati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i pl.agosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.
Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pi.stoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e që.llojnë aty për vd.ekje. Por shumë shpejt arr.estohen nga policia italiane.