Dritan Dajti i shpëtoi bu.rgimit përjetë dhe kjo krijoi një klimë të tensionuar në sferën politike, ndërsa akuza të shumta u hodhën në drejtim të gjyqtarëve që dhanë vendimin.
Sot policia ka organizuar një operacion, ku pas kontrolleve në shtëpitë e gjyqtarëve të kësaj dosjeje në Tiranë, njërit prej tyre iu gjet një shumë prej 20 000 eurosh.
Dritan Dajti është në qe.li për vra.sjen e 4 policëve më 7 gusht të vitit 2009 përpos dë.nimit nga gjykata për vr.asjen e biznesmenit Agim Beqa.
Data kur emri i Dritan Dajtit u bë i njohur jo vetëm për drejtësinë ishte 17 nëntori i vitit 2003, ditë kur ai ar.ratiset nga ambientet e Gjykatës së Tiranës. Plani ishte spektakolar. I shoqëruar me pr.anga në duar, Dajti kërkon leje të shkojë në tualet. Dikush tjetër kishte vendosur në shkarkuesin e banjës një pistoletë, të cilën Dajti e merr dhe duke shtënë në ajër nëpër korridoret e gjykatës mundet të dalë jashtë, ku pranë rrugës e priste një motor dhe një bashkëpunëtor. Motori së bashku me Dajtin u futën në rrugicat e lagjeve dhe që prej asaj dite kaluan gjashtë vite deri kur Dajti u shfaq sërish, në Durrës, duke faturuar kapjen e tij me vd.ekjen e katër policëve.
Por këto janë vetëm dy momente kulmore në arritjet e tij publike, pasi larg vëmendjes së kamerave dhe medieve, Dritan Dajti fsheh një histori më pak të njohur dhe të monitoruar nga media. Dajti, në vitin 1991 iku si shumë të rinj të tjerë drejt Italisë, por qëndroi shumë pak atje. Dihet shumë pak për aktivitetin e tij nga viti 1991 deri në vitin 2001, por prindërit e tij kanë deklaruar se këtë kohë ai kryesisht kishte punuar dhe kishte nisur leximet për t’u bërë jurist.
Në vitin 2001 ai arr.estohet nga policia duke u akuzuar si një nga gra.bitësit e një pike “Eurolloto” në kryeqytet. Provat që implikonin Dajtin në këtë ngjarje ishin thuajse inekzistente dhe afati i tij i parab.urgimit po skadonte. Vetëm pak ditë pasi do të dilte nga bu.rgu si pasojë e skadimit të afateve, mbi Dritan Dajtin shtohet edhe akuza për vr.asjen e biznesmenit Agim Beqa. Për gati 1 vit Dritan Dajti mohoi kategorikisht këtë akuzë duke ak.uzuar haptazi prokurorët se kishin montuar këtë çështje të motivuar dhe nën presionin e grupeve të fuqishme të interesit që vepronin asokohe në Tiranë.
E mesa duket, Dajti e ka pasur bindje të thellë këtë gjë, pasi pa si rrugë shpëtimi arr.atisjen nga gjykata më 17 Nëntor, duke iu futur një spiraleje gjashtë vjeçare ilegaliteti. Dita kur Dajti u largua me motor e me vrik nga gjykata ishte dhe dita kur nisi dhe miti i tij. Mit që e ndoqi pas për gjashtë vite duke e bërë të dyshuar për disa at.entate “të fortësh” në kryeqytet apo për gj.obëvënie dhe aktivitete të paligjshme.