Deputeti slloven jep dorëheqjen,vodhi një sanduiç

Mos e besoni po deshët, por një anëtar i parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen, pasi kishte vjedhur një sanduiç në një dyqan në Lubjanë.

Çdo gjë ishte e mirëmenduar sipas tij, pasi personeli e kishte injoruar.
Darij Krajcic tha për mediat vendase se ai ishte mërzitur që “u trajtua si i padukshëm”, dhe vendosi të vërë në provë sigurinë e supermarketit.

Vjedhja kaloi pa u vënë re, por Marjan Sarec nga partia LSM, këmbënguli që ai më vonë të kthehej për të paguar. Krajcic ka kërkuar falje, duke thënë se i vinte keq për “eksperimentin e tij social”.

Loading...