Pendesë e gardistit: “Kujdesuni për vajzën që mbeti pa nënë”

48 orë pas krimit në familje Arapaj doli para togave të zeza duke pranuar autorësinë e vrasjes së Ervilma Seferajt nënës së vajzës së tij të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin 12 shkurtit, rreth orës 06.00, ku 44-vjeçari Alket Arapaj, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj në ambientet e apartamentit ku banonin në zonën e Alliasit në Tiranë.
Çifti ka dhe një fëmijë 3 vjeçar, i cili është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi, ndërsa sot është marrë nga të afërmit e të ndjerës.

Teksa para togave të zeza shpjegoi motivin dhe dyshimet e tij se bashkëshortja mund ta tradhtonte ai u shpreh i penduar dhe kërkoi që institucionet shtetërore të kujdesen për vajzën e mbetur pa nënë dhe me babain në burg.

Me ndryshimet në kodin penale Arapaj rrezikon burgim të përjetshëm pasi është hequr e drejta për gjykim të shkurtuar për vrasjen në familje.

Loading...