Deputeti Dashamir Shehi ka kërkuar nga qytetarët e Vlorës që të tregohen të vëmendshëm dhe të mos pranojnë të poshtërohen nga kryeministri Edi Rama.
Në media është raportuar se kryeministri Rama ka planifikuar një anti-miting në Vlorë, për të sfiduar protestën e opozitës në Tiranë.
Por për kreun e LZHK-së, Shehin, ky veprim i Ramës është poshtërim dhe keqtrajtim i popullit vlonjat.
“Edhe një thirrje tjetër do i bëja qytetarëve të Vlorës. Shiko sa keq po ju trajon. Po ju poshtëron vlonjatë. Po ju përdor për anti-miting. Vlorën ka zgjedhur.
Pse? Sepse ka bërë dy rrugë aty dhe mendon se vlonjatët e ndershëm dhe burrat do të mblidhen si dele aty për të bërë anti-miting. Anti-miting kujt do i bëjnë ata, Tiranës? Prandaj duhet të mendojnë qytetarët e Vlorës.
Shiko sa u ka poshtëruar, po u përdor juve sepse mendon se ju do e mbushni. Këtë duhet të keni parasysh, sepse po kthehemi 30 vite mbrapa.
Janë bërë mitingje këtu, por anti-miting nuk është bërë për 30 vite me radhë. Ky do jetë i pari”, u shpreh Dashamir Shehi gjatë emisionin ‘Të Paekspozuarit’.
Opozita do të protestojë nesër, më 16 shkurt, kundër situatës së rënduar ku ndodhet vendi, për të cilën përgjegjës kryesor, sipas saj, është kryeministri Edi Rama.