Mbështetje për fermerët, Peleshi: Do hiqet TVSH-ja për inputet bujqësore

“Qeveria shqiptare do të heqë TVSH-në për inputet bujqësore”, njoftoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Ministri Peleshi u shpreh se “Vlera e TVSH-së që ne marrim është 9 milionë euro. Nevojat e bujqësisë janë 128 milionë euro, ndërkohë që ne importojmë pesticide dhe plehra kimike dhe në vend nuk prodhojmë gjë, pra importojmë 16% të nevojës vjetore. Pra 84% është informalitet ose mostrajtim, si dhe kontrabandë”.

Duke sjellë shifrat krahasimore të rajonit, Peleshi thekson se Shqipëria e ka shifrën më të lartë në rajon, por me heqjen e TVSH-së kjo do jetë masa e parë e qeverisë në 30 vite.

“Në qoftë se ne heqim barrën fiskale, heqim TVSH nuk do të ketë më kuptim kontrabanda. Ne kemi bërë studimin tonë ku rezulton se Kosova e ka zero % TVSH për inputet bujqësore, ndërsa Maqedonia dhe vende të tjera në rajon e kanë 10%. Ne e kemi 20% dhe kjo është ajo që qeveria e ka futur në programin e vet heqjen e TVSH për produktet bujqësore. Kjo do të ishte masa e parë e një qeverie shqiptare në 30 vite që prek çdo fermer”, – tha Peleshi.ATSH

Loading...