Horoskopi sot datë 16 Shkurt 2019

Dashi

Do të jeni të mbushur plot emocione gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të keni mosmarrëveshje me një prej të afërmve tuaj ose konflikt me fqinjët. Do të keni fat sa i përket udhëtimeve dhe blerjeve. Beqarët e kësaj shenje që dëshirojnë të shmangin vetminë, këshillohen të mos flirtojnë me këdo.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje kanë të gjitha shanset për të kaluar një ditë shumë të gëzuar. Nuk rekomandohet t’i përgjigjeni provokimeve nga persona të ashpër. Lejoni veten të merrni frymë thellë, kini besim në vetvete dhe veproni ndaj ëndrrave tuaja.

Binjakët

Bëni kujdes me lidhjen tuaj romantike. Shmangni presionin dhe fjalët e tepërta. Opsioni më i mirë është të mos bini pre e një konflikti me partnerin/partnerin tuaj. Në fund të ditës do të befasoheni nga një surprizë shumë e këndshme.

Gaforrja
Gaforret do të kalojnë një ditë plot takime duke mos përjashtuar këtu edhe takimet romantike. Mos refuzoni ftesat që mund t’ju vijnë për të takuar miq, për të shkuar në një festë apo në një event kulturor. Do të bënit mirë të ndryshonit mjedis.

Luani
Disa Luanë do të mërziten nga monotonia e kësaj të shtune. Do t’ju duhet të përshtateni me planet e familjarëve tuaj, të cilët dëshirojnë që të qëndrojnë në shtëpi. Në mbrëmje do të keni mundësi të dilni me miqtë tuaj, me të cilët do të argëtoheni pafund.

Virgjëresha
Virgjëreshat duhet të përzgjedhin me kujdes rrethin e tyre të afërt. Mund t’i besoni pa kuptuar një personi dinak. Pjesa tjetër ditës do të kalojë pa probleme. Kushtojini vëmendje aktivitetit fizik.

Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje nuk do të jenë në humor sot. Ka gjasa që të anuloni një plan për në fundjavë, për shkak të dikujt që e ka kërkuar atë. Në mbrëmje gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Do të keni mundësi të ktheheni në atë që ju e konsideroni si qëllimin tuaj kryesor.

Akrepi
Akrepët nuk rekomandohen ta kalojnë këtë të shtunë me punë shtëpie. Bëni mirë t’i lini për një ditë tjetër këto detyra dhe të merreni me diçka më argëtuese. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, sot mund të jetë dita juaj me fat.

Shigjetari
Duhet të mendoheni më shumë për ide të reja. Kjo do t’ju ndihmojë për projektet tuaja në të ardhmen. Gjithashtu, rekomandohet të jeni më të kujdesshëm në marrëdhënien romantike. Duhet ta shprehni më shumë dashurinë.

Bricjapi
Mos i refuzoni kërkesat e partnerit/partneres suaj këtë të shtunë. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita juaj e duhur. Në mbrëmje do të bënit mirë të relaksoheshit dhe të qëndronit pranë familjes.

Ujori
Ka gjasa që të përfshiheni nga pesimizmi. Do të bëheni nostalgjik për të kaluarën. Përpiquni që të dilni nga kjo gjendje sa më shpejt të jetë e mundur. Pasdite mund të zhvilloni një takim shumë interesant.

Peshqit
Gjatë kësaj dite do të bëni hapa përpara. Kjo e shtunë premton të jetë një ditë plot argëtim, por edhe produktive në të njëjtën kohë. Do të ishte e udhës të punonit në kolektiv

Loading...