Protestuesit nisen drejt Tiranës

Militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protëstës.

Kështu nga Vlora raportohet se janë nisur rreth 1800 personanë dispozicion të të cilëve janë vënë më tepër se 10 autobnusë dhe dhjetëra makina private.
Në drejtim të kryqeytetit janë nisur edhe rreth 2000 protestues nga Lezha, dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita.

Rreth 1000 vetë janë nisur edhe nga Gjirokastra, në dispozicion të të cilëve janë vënë rreth 7 autobusë, ndërsa konfirmohet se ky grupim është duke mbërritur në kryeqytet.

Po kështu raportohet se autobusët e nisur nga Shkodra, por edhe ata nga Berati, po u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të policisë, me këtë të fundit që po verifikon prezencën e elementëve kriminalë.

Deklarata e PD
Raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.
Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Loading...