Në portin detar të Vlorës mbërriti për herë të parë për këtë vit kroçera “La Belle De L’Adriatique”.
Sipas portit të Vlorës, 183 turistëve iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit.
Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë Apoloninë e Fierit dhe qytetin e Beratit.
Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2018 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2017. /atsh/
Loading...