Edi Rama sfidon nga Vlora: Për dreq dje na bënë reklamë

Ndërsa në Tiranë opozita ka ftuar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë, kryeministri Rama ka mbledhur në Vlorë, elektoratin në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”.

Ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur të organizojë takimin në Sheshin e Flamurit. Ndërsa në regjinë e transmetuar nga organizatorët e takimit, nuk mungojnë as pamjet me dron, për të treguar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë takim.

Një ditë më parë opozita akuzoi kryeministrin se po i bënte presion administratës për të marrë pjesë, në atë që deputetët opozitarë e konsideruan një antiming.

“Shumë shpejt në pak vite ky shesh duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD, por është një vlonjat i mirë dhe jam i bindur se do e kuptojë që ky shesh është i pavarësisë. Ne e organizuam këtë takim në kuadër të ciklit të takimeve për bashkinë që duam dhe për dreq dje na bënë reklamë dhe erdhën edhe më shumë nga sa e prisnim. Jemi këtu se që kur morëm votën premtuam se do jemi hap pas hapi me ju, njerëzit e zakonshëm. E kemi patur të qartë se mund të qeverisim si duhet vetëm nëse nuk ndahemi nga ju e ju kemi para syve. Për ne vëmendja e të kuptuarit të shqetësimeve të njerëzve është pjesë e punës sonë të përditshme. Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin mes të shkuarës dhe të sotmes dhe të ardhmes. Vlora që dua nuk është kjo” – u shpreh Rama

(BalkanWeb)

Loading...