Protestuesi humb ndjenjat, gazetarja në vështirësi (video)

Përplasje para Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë thyer skelën e vendosur para, punonjësit e Gardës janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit janë ndjerë keq, disa prej tyre janë shembur për tokë, duke humbur dhe vetëdijen.

Në vështirësi është ndjerë dhe gazetarja Klodiana Lala e cila po transmetonte ‘live’ nga Kryeministria, e cila ka pasur luhatje të zërit e kollë por dhe probleme me sytë. Për shkak të ujit dhe gazit lotsjellës protestuesit janë tërhequr disi nga shakllët e Kryeministrisë por kanë qendruar në Bulevard.

(BalkanWeb)

Loading...