Berisha: “Edi Rama të arrestohet në Vlorë, ai po përdhos sheshin e Flamurit”

‘Edi Rama duhet të arrestohet në Vlorë nga vlonjatët. Ai po përdhos sheshin e Flamurit.” Deklarata vjen nga ish kryeministri Sali Berisha nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Vlonjatët po kërkojnë arrestimin e Ramës, se po u përdhos sheshin e Flamurit, bën antimiting njëlloj si Ramiz Alia në 91, edhe atij ia dështuan edhe këtij ia paskan dështuar, kaq, por do ketë një kërkesë nga ajri të arrestohet Edi Rama”- tha Berisha në një prononcim për mediat.

Ndër të tjera Berisha tha se sot në shesh flet populli dhe jo opozita. “Sot udhëheq populli Shqipërinë, ky është monarku absolut.” – u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Loading...