Fëmijët e arsimit fillor do të kenë mundësi që të përfitojnë libra falas deri në klasën e nëntë, duke lehtësuar nga barra e pagesës familjet shqiptare.
Gjatë aktivietit “Bashkia që duam” Kreu i qeverisë, Edi Rama bëri me dije se nxënësit e shkollave do të përfitojnë librat falas deri në përfundimin e ciklit fillor.
“Pyetini prindërit që i çojnë fëmijët në shkollë, sa paguanin për librat deri dje dhe dëgjojini që thonë që janë falas deri në klasën e nëntë”, – u shpreh Kryeministri Rama.
Gjatë këtij viti, Qeveria shqiptare ka shpërndarë gjithashtu libra falas për familjet në nevojë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike./atsh/
Loading...