Gazment Bardhi reagon ndaj Lleshajt: Ndalo provokimet, largo provokatorët

Sekretari i pergjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërsa e konsideron deklaratën e ministrit të brendshëm një provokim për protestuesit, Bardhi kërkon prej tij të urdhërojë policinë të garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatorët nga sheshi.

“Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!”- shkruan Bardhi ne nje postim ne facebook.

Përmes një postimi në tëitter më herët ministri i brendshëm Sandër Lleshaj iu ka bërë thirrje drejtuesve politikë të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve dhe gjithashtu iu bën apel qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm.

(BalkanWeb)

Loading...