Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip: Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare!

Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.

Kanë qenë gazetarët shqiptarë të cilët kanë insistuar që Dule të flasë në gjuhën shqipe. Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip. Dule ka shpjeguar se nga policia e Shtetit është informuar se janë arrestuar 12 persona të cilët janë duke u verifikuar dhe për 10 orë do të lirohen.

Gazetarët: Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!

Vangjel Dule: “Nga autoritetet policore u njoftuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal është deri në 10 orë. Shpresojmë që së shpejti të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të jenë të gjithë, në normalitetin e tokës së tyre.

Një nga gazetarët e pranishëm: Zoti Dule, keni koment për thirrjet anti-shqiptare që u lëshuan këtu? Jemi në tokë shqiptare?/shqiptarja

Loading...