Gazi lotsjellës prek edhe Bashën e Kryemadhin

Mbetet e tensionuar protesta qytetare para Kryeministrisë.

Qytetarët që janë grumbulluar para dyerve te godinës së qeverisë dhe rrëzuar skelën që mbante tendën në hyrje, janë tërhequr dhe i kanë vënë zjarrin, copës jeshile që mbronte skelën.

Tymi që ka mbuluar godinën nuk është asgjë përpara gazit të shumtë lotsjellës, që Policia ka hedhur pa kursim.

Krerët e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi etj që gjenden mes protestuesve, janë detyruar të mbulojnë sytë dhe hundën me shami e të vazhdojnë qëndresën me qytetarët.

Loading...